-
05:40Bashkësia Islame e Kosovës njofton se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, Prishtinë)
-
09:00Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)
-
10:30Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)
-
11:15U.D presidentja Albulena Haxhiu pret në takim kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam. (Kabineti i Presidentes)
-
15:30Franco Foda, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, mban konferencë për media. (Hoteli Emerald, Prishtinë)
-
17:00Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje para ndeshjeve miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës. (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali)
