-
09:00Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizon ngjarjen financiare rajonale të nivelit të lartë Forumi Financiar i Kosovës 2026 , me temë: “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”. (Hotel Emerald, Prishtinë)
-
09:30Organizohet konferencë me rastin e Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Hotel Garden, Prishtinë)
-
10:00Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje. (Kuvendi Komunal, Rahovec)
-
10:00Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën hapjen zyrtare të aktiviteteve “Ditët e AME-së”, të cilat do të mbahen nga data 28 deri më 30 prill 2026. Merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Agjencia e Menaxhimit Emergjent, rr. Dëshmorët e Gollakut 483, Hajvali, Prishtinë)
-
10:30Ministria e Shëndetësisë mban takim me akterët lokalë në QKMF. (Rahovec)
-
12:30Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqatat e Prodhimit të Qumështit mbajnë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”)
-
14:00UBT në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, organizon aktivitetin me temën: “Siguria në Punë në Sektorin e Ndërtimit në Kosovë: Sfida, Shkaqe dhe Zgjidhje”. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)
-
18:30Bëhet hapja zyrtare e konferencës American Investor Conference – Prishtina 2026. Mirëseradhje dhe rrjetëzim. (Hotel Emerald, Prishtinë)
