-
10:00Mbahet provimi i Maturës. (Shkollat e mesme në Kosovë)
-
11:00Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me delegacionin e Kryeqytetit, do të bëjë homazhe pranë shtatores së senatorit amerikan Bob Dole, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Shtatorja e Senatorit Bob Dole)
-
12:00Asociacioni i Komunave të Kosovës mban konferencë për media lidhur me protestën e komunave. (Hotel Venus, afër Lipjanit)
-
14:00Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me dy nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besiana Musmurati, do të mbajnë konferencë për media lidhur me çështjen aktuale të Ndërmarrjes Publike Banesore. (Komuna e Vjetër, Prishtinë)
