Sot, së bashku me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, Zëvendësmyftiun Vedat Sahiti, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe drejtorin komunal, ishim në Xhaminë e vjetër të Orllanit për të parë nga afër fillimin e punimeve të restaurimit.
Xhamia, ndërtuar në shekullin XVIII dhe e dëmtuar rëndë gjatë luftës së vitit 1999, po rikthehet si një dëshmi historike dhe kulturore për brezat që vijnë. Projekti me vlerë investimi rreth 500 mijë euro synon të ruajë strukturën arkitekturore ekzistuese dhe të hapë objektin për komunitetin dhe vizitorët si hapësirë muzeale.
Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe për afirmimin e historisë së xhamive që janë pjesë e identitetit tonë.
