Screenshot

Në këtë ditë historike sportive kur Kosova luan finalen e plejofit kualifikues në futboll për Kupën e Botës 2026, jam i lutur të ndajë me ju lajmin se sot kam nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e Palestrës Multisportive në Podujevë.

Ky projekt trevjeçar në vlerë prej 3.5 milionë euro derivon nga një memorandum bashkëpunimi që e kemi nënshkruar në fundvitin e kaluar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku 2 milionë do t’i investojë Ministria, kurse 1.5 milionë euro Komuna.

Ky projekt është edhe një dëshmi shtesë për rëndësinë që i kemi dhënë sportit si qeveri komunale dhe si qeveri qendrore për të kompletuar infrastrukturën sportive, ku të rinjtë tanë të kenë ku t’i zhvillojnë talentet e tyre.

Urime të gjithë sportistëve dhe sportdashësve!