Home LAJME Një shtetas i Shqipërisë kapet me 25 kg drogë

Një shtetas i Shqipërisë kapet me 25 kg drogë

Sot, rreth orës 2:30 policia në Gjilan gjatë një operacioni ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” dhe ka konfiskuar rreth 25 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

I arrestuari është SH. D (1970), shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Arrestimi ka ndodhur pasi që zyrtarët policorë në rrugën e Prishtinës kanë ndalur veturën e tipit Seat Ibiza, ngjyrë të verdhë të cilën e drejtonte personi i dyshuar dhe gjatë kontrollit të tij dhe veturës janë gjetur dy çanta (11 qese të plastikës) të dyshuara me substancë narkotike të llojit Marihuanë.

Në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe vetura në të cilën ka qenë substanca narkotike.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar procedurat e tjera hetimore.

Previous articleSoulkid nënshkruan me Elephant
Next articleShtatzëna rome: Më përdhunoi kushëriri, do e shes foshnjën