Drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, njofton qytetarët se, duke filluar nga data 1 korrik, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave në 22 fshatra të Komunës së Podujevës do të kryhet nga kompania “Natyra”.
Ky ndryshim synon përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve për qytetarët.
Për informata më të detajuara lidhur me këtë proces, ju ftojmë të ndiqni videon në vijim.
24.06.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
