Microsofti ka lansuar telefonin Nokia 215, një ndër pajisjet më të qëndrueshme që ka prodhuar kjo kompani.
Nokia 215, që kushton 29 dollarë, vjen me shërbimet si, shfletuesi i internetit Opera Mini, Twitter dhe Facebook.
Microsofti ka lansuar dy modele të Nokia 215. Një me një kartelë dhe tjetri me dy.
Pajisja e re e Microsoftit i ngjason atyre të krijuara më parë nga Nokia sa i përket baterisë. Nokia 215 mban baterinë deri në 29 ditë për versionin me një kartelë dhe deri 21 ditë për modelin me dy kartela.
Telefoni i ri do të vijë në Evropë në tremujorin e parë të 2015-ës.