Home LAJME Nuk dihet kur mbahet rundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Nuk dihet kur mbahet rundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

foto (15)Rundi i ardhshëm i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi ende nuk është caktuar dhe nuk dihet se kur do të mbahet, ka thënë sot për gazetarët Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme e Siguri Catherine Ashton.

“Jemi të vetëdijshëm se në Serbi janë në prag zgjedhjet dhe në këtë moment nuk dihet nëse rundi i ardhshëm do të mbahet para ose pas zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo, njofton Tanjug, raporton koha.
Më herët ishte njoftuar se rundi i ardhshëm do të mbahet më 13 mars.

Raundi i fundit ndërmjet Prishtinës e Beogradit ishte mbajtur në muajin kaluar në Bruksel dhe kryeministri ri Thaçi e ai Daçiq nuk ishin pajtuar rreth aspekteve ligjore të formimit të Asociacionit serb të Komunave.

Previous articleQeveria merr vendim për kursim të parash
Next articleCilat barna dueht t’i merrni me vete nëse udhëttoni