Manchester City e ka mposhtur Fulhamin me rezultat të thellë 5:0, derisa Liverpool triumfoi ndaj Cardiffit me rezultat 3:6
Manchester City dhe Liverpool kanë shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në Premierligë.
Ciyt në Etihat e ka mposhtur Fulhamin me rezultat 5:0. Heroi i ekipit të Manuel Pellegrinit në këtë takim ka qenë Yaya Touré i cili realizoi het-trik.
Golin e katërtë për Cityn e shënoi Fernandinho në minutën e 84-të., derisa Martin Demichelis realiozi për 5:0 dy minuta pa përfunduar takimi.
Pas kësaj fitore, City është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë me 63 pikë të tubuara, gjashtë më pak sesa Chelsea që është i pari, por që ka tre ndeshje më shumë të zhvilluara.
Kurse, Liverpooli e ka mposhtur Cardiffin me rezultat të thellë 3:6. Golat për ekipin nga Anfield i kanë realizuar: Luis Suarez, i cili realizoi het-trik (16, 60 dhe 90), Martin Skrtel (41 dhe 54) dhe Daniel Sturridge (75).
Pas kësaj fitore, Liverpooli është ngjitur në kuotën e 65 pikëve, katër më pak sesa Chelsea që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Rezultatet
Cardiff City 3 – 6 Liverpool
Everton 3 – 2 Swansea City
Hull City 2 – 0 West Bromwich Albion
Manchester City 5 – 0 Fulham
Newcastle United 0 – 0 Crystal Palace
Norwich City 2 – 0 Sunderland
Chelsea 6 – 0 Arsenal