Home Uncategorized Gjimnazistët “Zenel Hajdini” i prezantojnë kryetarit Hazirit projekte të ndryshme

Gjimnazistët “Zenel Hajdini” i prezantojnë kryetarit Hazirit projekte të ndryshme

Gjilan – Një grup i nxënësve të shkëlqyeshëm të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, në krye me profesoreshën e Edukatës Qytetare, Tevide Ahmeti, janë takuar sot me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Në takim, nxënësit kanë simuluar detyrën e kryetarit të Komunës para kryetarit Haziri, duke ia paraqitur projektet e ndryshme që kanë paraparë të bëjnë në të mirë të qytetarëve.

Nxënësit i dorëzuan kryetarit Haziri disa projekte që kryesisht lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, duke filluar nga trafiku urban, projekt për riciklimin e mbeturinave, të shisheve të plastikës si dhe projekt për energjinë solare.

Nxënësit theksuan se projektin për riciklimin e mbeturinave e kanë marrë nga Danimarka, duke thënë se me këtë fitohet energji dhe nxemje. Ata thanë poashtu se kanë bërë edhe një projekt për mbjelljen e 40 fidaneve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar nxënësit për rolin e tyre dhe për projektet e ofruara, duke i inkarajuar që të vazhdojnë të jenë aktiv në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve.

“Unë edhe sa kam qenë kryetar menjëherë pas luftës, në njërën nga ditët e vitit ua kam dhënë mundësinë nxënësve që ta luajnë rolin e kryetarit të Komunës dhe të paraqesin projektet e tyre. Këtë do ta bëjë edhe tash. Do të caktojmë një ditë dhe do ta zgjedhim një ekip të nxënësve dhe njëri prej jush do të jetë kryetari, e të tjerët do të punojnë në zyret e tjera. Do të mundohem që të takoheni atë ditë edhe me ambasadorin e Danimarkës, për t’ia paraqitur projektin për riciklimin e mbeturinave”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: ofron mështetje grupit “Shtegtarët e Lirë”
Next articleKëshilltarja Mizafere Ismajli nga AKR kalon në LDK