Presidenti amerikan Barak Obama, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.
Masat shtesë, kanë në cak zyrtarët e lartë të Rusisë dhe individet me ndikim të madh në qeveri, por edhe një bankë që ofron mbështetje financiare për lidershipin në Rusi.
Gjatë paraqitjes së tij, Obama tha se e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që mund të çoj në sanksionimin e sektoreve kyçe të ekonomisë ruse, nëse një hap i tillë vlerësohet të jetë i domosdoshëm.
Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë me dije se 20 persona janë vënë në shënjestër si rezultat i sanksioneve të reja.
Sanksionet e sotme vijnë katër ditë pas saknsionimit të 30 rusëve nga ana e Shteteve të bashkuara dhe Bashkimit Evropian.