Home LAJME Opozita ia zgjati jetën kësaj qeverisjeje

Opozita ia zgjati jetën kësaj qeverisjeje

Driton Selmanaj, menaxher i Projektit Demokratizimi dhe praktikat, thotë se Kosova për herë të parë ka pasur një opozitë të fuqishme, sepse numrat e kanë thënë atë, por se në aspektin e përmbajtjes nuk ka qenë e fuqishme.

“Në shumicën e rasteve ka dështuar të krijojë një kohezion, një qëndrim unik opozitar. Opozita ka qenë shumë e ndjeshme, shumë e thyeshme, ndoshta për interesa të ndryshme. Në një periudhë
AAK-në e kishim të vështirë ta kuptonim nëse është opozitë apo pjesë e pushtetit. Në anën tjetër kemi Lëvizjen Vetëvendosje e cila provon që të ketë një qasje krejtësisht ndryshe, duke përfshirë këtu edhe aspektin ideologjik”, thotë ai.

“Nga ana tjetër kemi një parti e cila për nga numrat është partia më e madhe opozitare. e cila nuk e kishte fuqinë që të ndërtojë një bllok opozitar. Krejt kjo më tepër i ka shkuar për shtati Qeverisë. Një opozitë e ‘thyer’ i ka zgjatur jetën kësaj qeverisjeje. Po të kishim një opozitë të konsoliduar, të bashkërenduar, besoj se kësaj qeverisje do t’i vinte fundi qysh moti”. /BotaPress/

Previous articleTransicioni i EULEX-it nis më 15 qershor
Next articleGramoz Berisha pret familjarët e vrarë