Nën mikpritjen e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, një mbledhje joformale e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) do të mbahet të shtunën në Istanbul.

Sipas burimeve diplomatike turke, në takim do të marrin pjesë përfaqësues nga Türkiye, Azerbajxhani, që aktualisht kryeson OTS-në, si dhe nga vendet anëtare Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, ndërsa zhvillimet e fundit, si dhe çështjet globale dhe rajonale, pritet të jenë në fokus.

Në margjinat e takimit, Fidan pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologët e tij, ndërsa krerët e delegacioneve pjesëmarrëse pritet të priten së bashku nga Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.