Home LAJME OVL e UÇK-së, kundër Tribunalit jashtë sistemit juridik të Kosovës

OVL e UÇK-së, kundër Tribunalit jashtë sistemit juridik të Kosovës

OVL e UÇK-së mirëpret miratimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Kreu i kësaj organizate thotë se miratimi i ligjit do të thotë njohje e luftës çlirimtare. Ai deklaron se në Kosovë nuk ka më shumë se 20 mijë veteranë që kanë luftuar, ndërsa kritikon procesin e verifikimit të tyre. Për OVL-në formimi i çfarëdo gjykate jashtë juridiksionit të shtetit është i jashtëligjshëm

Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, deklaron se verifikimi i pjesëtarëve të kësaj ushtrie është duke ndodhur, por jo sipas dinamikës së paraparë. Sidoqoftë, ai ka thënë se do të kërkojë në emër të organizatës edhe nga ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili është edhe kryetar i komisionit verifikues, që ky proces të përshpejtohet.

Xhemajli në intervistë për gazetën Tribuna rithekson qëndrimin e OVL të UÇK-së se ata janë kundër krijimit të çfarëdo Tribunali i cili do të binte ndesh me sistemin juridik të Kosovës.

Previous articleAngela: puthja është gjuha më e mirë e imja
Next article“Ndal diskriminimin, është fëmija im”