Home LAJME Pacolli: Koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte...

Pacolli: Koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte muaji shtator

16_10_12_61118_23_09_12_149046_25_07_12_118871_behgjet-pacolliZëvënedëskryeministri Behgjet Pacolli, thotë se koha ideale e mbajtjes së zgjedhjeve do të ishte muaji shtator.

Por, Pacolli thotë se për të, nuk do të ishte problem edhe nëse zgjedhjet organizohen menjëherë tani.

“Nëse do të pyetesha unë, vendin do ta çoja në zgjedhje tani. Por mendoj se ato do të mbahen në qershor. Jam i izoluar prej mënyrës që takimet mbahen nëpër kafene, garazha. Mua më pëlqen transparenca. Besoj se zgjedhje kualitative do të kishim në shtator, deri atëherë do të kishim një përgatitje më të mirë. Por nëse opozita don të shkojë në zgjedhje atëhërë mund të shkojmë”, ka thënë Pacolli në një intervistë për RTK3.

Ai ka mirëpritur vendimin për ngritjen e pagave ndërkaq sa u përket kritikave të opozitës, tha se ato kritika do të duhej të ishin se pse pagat nuk janë ngritur më shumë e jo pse janë ngritur ato.

“Nuk e di ku bazohet opozita për një vlerësim të tillë. Opozita do të duhej ta kritikonte kryeministrin pse jo 50 për qind e 60 për qind, e jo pse i ke rritur pagat. Nëse opozita nuk ka qenë vigjilente me përdorë këtë për fushatën e tyre, sigurisht e kontestojnë por qytetarët e dinë se është një hap i mirë i qeverisë”, ka thënë Pacolli.

Sa i përket koalicionit, ai ka thënë se nuk janë parti përjashtuese, por kanë vetëm një kusht: që ajo parti me të cilën do të bëjnë koalicion, të jetë me njerëz të kualifikuar.

Pacolli për Tribunalin

“Ne nuk kemi frikë ndaj asnjë Tribunali, sepse jemi të bindur se jemi të pastër”, ka thënë ai.

Pacolli për shpalljen e Mitrovicës dhe Gjakovës zona të lira ekonomike

Ai ka folur edhe për vendimin që Mitrovica e Gjakova u shpallën zona të lira ekonomike.

“Kam investuar cdo gjë që këto dy komuna të jenë zona të lira ekonomike. Nuk është e rastit pse Gjakova dhe Mitrovica shpallen zona të lira ekonomike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gjakova është afër Shqipërisë në jug, ndërkaq për Mitrovicën ka përmendur problemin atje.

“Si zona të lira ekonomike që janë deklaruar, tani MIT do të procedojë nëpërmjet Agjencionit të Promovimit të Bizneseve, do të formohet bordet e këtyre zonave dhe do të fillojnë menjëherë veprimet. Do të bëhet një promovim i këtyre zonave. Shumë shpejt do të kuptohet që të investosh në këto dy zona ekonomike është një përparësi shumë e madhe. Operatorët ekonomik do ta kuptojnë se me ardhjen e tyre në Kosovë, do të evitojnë kosto të panevojshme. Besojmë se në Mitrovicë dhe Gjakovë do të krijohet përspektivë për krijimin e vendeve të punës”, ka thënë veç tjerash Pacolli.

Previous articleReklama e Ritës për Rimmel
Next article10 teoritë rreth zhdukjes së aeroplanit të “Malaysia Airlines”