Grupi i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, ka paralajmëruar ushtrimin e një padie në Prokurorinë Themelore kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, për shkak të vendimit të tij për vetëpezullim të postit, që sipas këtyre aktivistëve paraqet shkelje të Ligjit për vetëqeverisjen lokale.
Ata kanë vlerësuar se Muja ka bërë shkeljen e radhës edhe me emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës, Kujtim Gashi.
Sipas atkvistit Kastriot Jahaj, kjo është edhe një dëshmi se kryetari Muja nuk meriton të qëndrojë në këtë post, pasi që edhe pas dënimit nga gjyqësori ka vazhduar me shkelje ligjore.
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e ka pranuar vendimin e kryetarit Muja për “vetëpezullim”