Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në zonat malore në veri të vendit, pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.