Home Uncategorized PD: do të bëjë gjithçka, për marrjen e statusit në dhjetor

PD: do të bëjë gjithçka, për marrjen e statusit në dhjetor

basha fyel-tKryetari i opozitës, Lulzim Basha priti komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle. Zoti Basha vlerësoi si një arritje madhore, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, sikundër garantoi për vendosmërinë e Partisë Demokratike për të vijuar mbështetjen dhe kontributin e saj edhe ne opozite, për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor dhe hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim. 

Duke u ndalur në zhvillimet tronditëse të blerjes së votës nga ana e Partisë Socialiste, kryetari i opozitës, theksoi se demokracia është sot në rrezik nga shitblerja e votës, paligjshmëria, arbitrariteti dhe mungesa e transparencës.
“Asgjë tjetër nuk mund të jetë më alarmante, më e rrezikshme për një demokraci funksionale, se blerja e votës. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat, për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë” – theksoi kryetari i opozitës në takim, duke shtuar se “opozita është e vendosur për të ndalur dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafias politike në vend”.
Basha e njohu komisionerin Fule me sulmet e njëpasnjëshme të mazhorancës kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura ku ne mënyre te vecante zoti Basha u ndal në hapat e jashtëligjshme që mazhoranca po ndërmerr për të vënë nën kontroll një institucion te rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit sic është ILDKP-ja.
Kryetari i opozitës u ndal tek emërimet në kundërshtim me ligjin dhe politizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  drejtori i personelit  dhe dhjetëra emërime të tjera të drejtuesve të lartë ne kundërshtime ligjin si dhe ndëshkimet kolektive, si në  drejtorinë e Krimit Ekonomik, njësinë operacionale të Tiranës, RENEA, FNSH, ministrinë e Brendshme etj .  Politizimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimi i saj në fushata antiligjore po zhbën me shpejtësi kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj në sytë e mbarë qytetarëve shqiptarë, duke hapur një kapitull shumë të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë në vend.

Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes aktit normativ antikushtetues, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes dhe duke i hapur rruge zëvendësimit te profesionistëve në administratën publike, me militantë dhe emërime klienteliste, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe  duke rënë ndesh me  parimet  e stabilitetit  dhe vijimësisë, që nënvizohen në progres-raportin e Komisionit Europian.

Ndryshe nga opozita e djeshme që e bllokoi për më shumë se dy vjet procesi e integrimit, PD eshte e vendosur të bëjnë gjithçka, si për sa i përket plotësimit të detyrimeve të brendshme, ashtu edhe në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë, për të përshpejtuar procesin e  integrimit europian. Opozita e sotme nuk do të shfrytëzojë për asnjë moment veprimet e kësaj mazhorance të cilat janë këmbanë alarmi për demokracinë dhe shtetin ligjor, për të penalizuar qytetarët shqiptarë të cilët e meritojnë anëtarësimin në BE.  Shembull konkret për këtë, – tha Basha – është miratimi që i bëmë rezolutës së përbashkët parlamentare për integrimin, pavarësisht se në të nuk u përfshinë sygjerimet e opozitës.
Për opozitën shqiptare prioritet mbi prioritetet është sot mbrojtja e demokracisë nga kërcënimi i blerjes se votës se lirë dhe shtetit ligjore nga kërcënimet e njëpasnjëshme antikushtetuese dhe antiligjore qe po i bën  mazhoranca në pushtet. /RadioRINIA/
Previous articleFinalja e Turneut Ndërkombëtarë në boks “Adem Jashari”, këtë herë mbahet në Gjilan
Next articleTakohen Thaçi e Haradinaj