Gjilan – Në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës, ku morren pjese edhe grupi i keshilltarëve të PDK në KK të Gjilanit, u diskutua per përgatitjen e grupit të këshilltarëve të PDK-së për seancën e punës së KK, e cila është ftuar të mbahet më 21 janar.
Kryetari i degës Izmi Zeka, ka thënë se Dega e PDK-së në Gjilan, përmes grupit të këshilltarëve të saj në Kuvendin Komunal, do të përfaqësoj me përgjegjësi dhe konstruktivitet interesat e qytetarëve tanë , pavarësisht statusit të saj opozitar, duke shtuar se të gjitha vendimet e GK të PDK në Asamblene Komunale do të merren bashkërisht me kryesinë e degës.
Duke i dhënë mbështetje të plotë grupit të këshilltarëve të PDK në asamblenë komunale të Gjilanit dhe shefit të këtij grupi, Sahit Abazi, kryesia bashkë me këshilltarët komunal, ka marrë qëndrim që në seancën e radhës të KK, të jap kontributin e vet në të gjitha pikat e rendit të punës, konformë programit politik dhe zhvillimor te PDK-së, në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës në përgjithësi. /RadioRINIA/