Home LAJME PDK në Prizren: Jemi të gatshëm të përballemi me zgjedhje

PDK në Prizren: Jemi të gatshëm të përballemi me zgjedhje

Njazi Kryeziu, Sekretar i Degës së PDK-së në Prizren thotë se qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të mbështesin kryetarin Ramadan Muja, edhe pas dënimit të tij nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai tha se, protestat në Prizren, për largimin e Mujës, nuk e meritojnë të quhen protestë qytetare, pasi sipas tij aty po protestojnë vetëm disa qytetarë me të kaluar politike dhe që kurrë nuk kanë mundur të fitojnë pushtetin në këtë komunë.

“Nuk e meriton të quhet protestë qytetare sepse nëse protestojnë katër-pesë vetë, të cilët me bekgraundet e tyre nuk tregojnë gjë tjetër veç rrënjëve të thella të partive politike , opozitare që nuk dinë gjë tjetër përveç humbjeve të një pas njëshme që i ka pësu në Prizren”, tha Kryeziu, në “Interaktiv” të KTV-së

Kryeziu tha se PDK, beson në punën e Mujës.

Ai tha se Muja ka të drejtë t’i shteroj të gjitha mundësitë e deri atëherë, tha ai, Prizreni nuk e meriton të mbetet në anarki.

Muja, tha Kryeziu, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Prizrenit, duke pezulluar detyrën e tij deri në një vendim të ri.

Ai tha se Muja ka mandat, pasi qytetarët i kanë besuar udhëheqjen atij, dhe se ai ka të drejtë të prezymoj pafajësinë e tij.

Kryeziu tha se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje në Prizren.

“Organizimi politik i Partisë Demokratike në Prizren nuk bazohet në individë, kemi strukturë organizative, edhe si parti në zgjedhjet e fundit jemi bindshëm përpara të gjitha partive tjera, por edhe me kandidat për kryetar komune, jemi të gatshëm çdo herë të përballemi me zgjedhje sepse jemi parti politike dhe jemi të gatshëm për të dalë fitimtarë”, tha ai.

Previous articleFondacioni i partisë së Merkelit kritikon ashpër qeverisjen e PDK-së
Next articleTymoshenko: Krimea gjithmonë do të jetë e Ukrainës