Home SPORT Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

Peja eliminohet nga Liga Ballkanike

Kampioni i Kosovës në basketboll, K.B. Peja, është eliminuar nga Liga Ballkanike, pas disfatës së pësuar në Botevgrad të Bullgarisë nga Ballkani me rezultat 96-76.

Peja në këtë sfidë hyri me qëllimin e vetëm për të fituar, pasi që çdo rezultat tjetër e linte jashtë mundësisë për t’u kualifikuar për play-off.

Si do që të jetë, në çerekun e parë u bë edhe diferenca kruciale. Ishte Ballkani që arriti të krijojë një eprësi prej 28-17 në çerekun e parë dhe kjo ndikoi që Peja të mos kthehet më në lojë, përkundër statistikave pozitive në vazhdim dhe lojës së mirë.

Gjithçka u rrënua në çerekun e katërt, kur Peja nuk arriti që të mbante tempon dhe të bënte lojë më të mirë, duke e thelluar kështu edhe disavantazhin në momentet kur Shaptahovic nuk ishte në lojë.

Në fund rezultati përfundimtar ishte 96-76 për Ballkanin e Bullgarisë.

Me këtë disfatë Peja largohet nga garat e Ligës Ballkanike dhe skuadra e vetme ne këtë garë sigurt do të mbetet nënkampioni i Kosovës, Sigal Prishtina.

Previous articleKëshilla për të vënë fëmijët në gjumë në kohën e duhur
Next articleJa çfarë biseduan Pepe dhe Messi