Home Uncategorized Përmirsohën kushtet në QKUK

Përmirsohën kushtet në QKUK

qkuk_3224772Prishtinë – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, dhe Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, kanë përuruar renovimet në Klinikën Kirurgjike dhe Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilat kapën vlerën prej 1.15 milionë dollarë amerikanë.

Jacobson, ka thënë se ky investim tregon përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-ve, jo vetëm për mbarëvajtjen e çështjeve të sigurisë dhe bashkëpunimin që e kanë me FSK-në por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e gjithë kosovarëve.

“Mirëpres bashkëpunimin e mirëfilltë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe po ashtu edhe me të gjitha institucionet e tjera dhe shpresojmë që t’i shërojmë pacientet në kushte edhe më të mira”, ka thënë Jacobson.

Ministri Ferid Agani, ka thënë se e vlerëson lartë kontributin e popullit amerikan për krijimin e kushteve më të mira për punë, për punëtorë shëndetësor dhe për shërim të pacientëve. Ai ka shtuar se ky investim ka një vlerë të veçantë.

“Është bërë edhe një mënyrë tradicionale që së bashku me ambasadoren e SHBA-ve t’i inaugurojmë këto reparte të mrekullueshme në QKUK-së. Sivjet e kemi përfunduar edhe punën në fazën e tretë të investimeve në QKUK. Është kompletuar edhe reparti i fundit në Klinikën Infektive ndërsa po ashtu edhe në dy kate të Klinikës së Kirurgjisë, që në këtë fazë ka qenë 1.1 milion dollarë, për ta rrumbullakuar deri më tani gjithë këtë donacion me vlerë prej 2.5 milion euro që de fakto paraqet edhe gjysmën e investimeve kapitale në QKUK-së”, ka thënë Agani.

Njazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, ka treguar se është rinovuar kati i tretë i Klinikës Kirurgjike, që është kirurgjia abdominale dhe kati i dytë në Klinikën Infektive në plotni me të gjithë infrastrukturën e rrymës, të ngrohjes, të kabllove për internet edhe të alarmeve kundër tymit. Ai ka thënë se gjithçka është rinovuar me një saktësi dhe një punë shumë pedante të aranzhuar nga zyra e Ambasadës Amerikane në Kosovë. /RadioRINIA/

Previous articlePjesë të Kanadasë dhe SHBA-së në terr
Next articleMustafa: Nuk do të jetoj më shumë se 2 vjet asnjë qeveri lokale