Home LAJME Përplasen deputetja e PDK-së dhe LDK-së: A dini me ia qëllu ndonjëherë?

Përplasen deputetja e PDK-së dhe LDK-së: A dini me ia qëllu ndonjëherë?

Deputetet Hikmete Bajrami dhe Sala Shala, janë përplasur mjaft shumë njëra me tjetrën, gjatë debatit për çështjen e Agjencive dhe emërimet nëpër to.

Hikmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se veprimet e kësaj qeverie nuk mund të krahasohen me asnjë qeveri tjetër.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Shala e cila i tha deputetes Bajrami, se nëse dikush nga qytetarët ka dëgjuar se për të gjetur punë duhet të anëtarësohesh së pari në PDK, atëherë ajo i fton të gjithë qytetarët të anëtarësohen në PDK.

Ato janë përplasur edhe në lidhje me atë se LDK ka arritur ta bindë Kuvendin që të shqyrtojë raportin për AKP-në, përnjëherë me auditorin.

“Domethënë, kur ju e keni mirë edhe ia qëlloni, nuk është problem numrat edhe votimi, po s’po ia qëlloni, kur t’ia qëlloni i bini në Kuvend edhe i keni numrat”, ka thënë deputetja e PDK-së, Shala.

“E ju a mundeni me ia qëllu ndonjëherë?”, ka reaguar Bajrami.

Previous articleHoxhaj: Këtë vit merret vendimi për liberalizim të vizave
Next articlePolicia kundër protestave në Prizren