Prej disa ditësh mediat sociale janë bërë shpërndarëset e një lajmi të dhimbshëm por edhe human në të njëjtën kohë.
Vajza e stilistes Xheraldina Rexhepi është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe po lufton me jetën. Shpenzimet për kurimin e saj i tejkalojnë mundësitë e familjes. Në një moment të vështirë për 16 vjecaren Rebeka, personazhet e njohur kanë kontribuar në ndihmë të saj.
Ditën e sotme figura të njohura të Top Channel kanë dhuruar një shumë parash në ndihmë të Rebekës. Arbana Osmani, Eno Popi, Xhemi Shehu, Alban Dudushi, aktorët e “Portokalli”, Gazmend Paja, Besart Kallaku etj, kanë qënë të gatshëm për ti dhënë shpresë shërimit të Rebekës. Është shumë bukur kur shqiptarët bashkohen në emër të jetës e aq më tepër kur edhe personazhet e njohur tregojnë anën e tyre tejet njerëzore në raste të tilla.