Sot, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, nënkryetarin Fahri Restelica, si dhe përfaqësues tjerë institucionalë, familjarë të viktimave dhe qytetare, përkujtuam masakrën e Dyzit – një nga ngjarjet më të rënda të luftës së fundit në Kosovë. Nderuam 62 civilët e vrarë më 18 prill 1999, si dhe 227 burra, gra e fëmijë të pafajshëm të vrarë gjatë ofensivës në Llap e Gollak.
Këto nuk janë vetëm shifra, por jetë të ndërprera padrejtësisht dhe plagë që vazhdojnë të dhembin. Me respekt të thellë u përula para viktimave, duke rikujtuar se liria jonë është ndërtuar mbi sakrificën e tyre.
Mbetet përgjegjësi e jona që të mos harrojmë kurrë, të kërkojmë drejtësi dhe të punojmë çdo ditë për një të ardhme më të sigurt për vendin tonë. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve!
