Home Kuriozitete Peshku me katër sy

Peshku me katër sy

Mund të duket si një alien nga një hapsirë tjetër, por kjo krijesë e çuditshme është një peshk me katër sy që jeton thello në një oqean në planetin tonë.
Palët shtesë të syve të peshkut i japin atij në vizion prej 360°, edhe pse kafsha jeton thellë nën sipërfaqen e oqeanit në ujërat pothuajse katran-të zi.
Shkenctari që bëri zbulimin beson se peshku me një kokë si prej xhami dhe me shumë sy ka evoluar sytë e tij, që të mund të zbulojë më lehtë prenë, grabitqarët dhe llojet e tij të njëjta.
I njohur si “rhynchohyalus” ai jeton thellë në oqean mes 800 dhe 1,000 metrave.
Ai gjithashtu ka një grup të dytë të syve të argjendtë në anën e pasme të kokës të cilat kanë një retinë si pasqyre. Këto bëjnë që peshku të fitojë pamje të çuditshme.Shkenctarët gjerman që hulumtuan mënyrën se si peshku mund të shoh, pretendojnë se ai ka një lloj të panjohur të syrit të parë ndonjëherë.

 

Previous articleVulin kërkon nga OKB-ja raport për bombardimet
Next articleDadoja vret vajzën 2 vjeç: “Nuk më linte të rrija në Facebook”