Autoritetet janë të gjitha thuajse të sigurta se aeroplani i “Malaysia Airlines Flight 370” u rrëzua në jug të Oqeanit Indian i cili mund të jetë i thellë deri 7 mijë metra. Kjo e bën të rëndësishme gjetjen e “kutisë së zezë” të fluturimit me të dhënat regjistruese pafundësisht të vështirë, por një punë të përshtatshme për lëshimin e peshkut të marinës së SHBA-së.
Peshku 32 kilogramësh, i cili është i njohur zyrtarisht në stilin e Pentagonit si “Towed Pinger Locator 25”, është mikrofon hidrodinamikë posaçërisht për të dëgjuar sinjale akustike të të dhënave dhe regjistrues të zërit, që e kanë të gjithë avionët komercialë ashtu edhe ata ushtarakë. Ajo mund të gjurmojë paisje më thellë se 7 mijë metra ndër ujë.
Komandanti i Flotës së 7 Chris Budde të ShBA-së thotë se ky “peshk” super i ndjeshëm mund të lidhet me një anije tregtare për të dërguar sinjale ku eventualisht mund të gjendet kutia e zezë.
Marina e ShBA-së ka vendosur një “peshk t”ë tillë në anijen e shpëtimit “Royal Australian Navy Rescue” për ta tërhequr atë në perëndim të Oqeanit Australian.
Standardi i bashkohet një dyzine të anijeve qe po kërkojnë nëpër Oqeanin Australian për ndonjë shenjë të aeroplanit të zhdukur Boeing 777-200ER.
Edhe pse imazhet satelitore kanë zbuluar mbeturina lundruese në zonë, autoritetet deri më tani nuk kanë gjetur as një shenjë të aeroplanit apo të 239 njerëzve që ishin në bord.