Home SHËNDETËSI Peshku, ushqim i domosdoshëm për të moshuarit

Peshku, ushqim i domosdoshëm për të moshuarit

-775040154Të ushqyerit me peshk mund t’i bëjë të ndihen më energjik të moshuarit. Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Ushqimit në Japoni i ka udhëzuar 1 mijë femra dhe meshkuj në plotësimin e një pyetësori të formuluar për vlerësimin e shëndetit të tyre fizik dhe mendor.

Pyetjet kanë pasur të bëjnë me atë se sa lehtë iu vjen atyre të përdorin transportin publik apo të paguajnë faturat dhe se sa shpesh i vizitojnë miqtë e tyre. Në mesin e këtyre pyetjeve janë përfshirë edhe pyetje që ndërlidhen me llojin e ushqimit që ata konsumojnë.

Qëllimi kryesor i hulumtuesve në kryerjen e këtij hulumtimi ishte se sa proteina përmban ushqimi që të moshuarit konsumojnë.

Peshku gjithmonë është konsideruar ushqim i shëndetshëm për njeriun. I përgatitur për ngrënie, ai ofron shumë proteina për funksionim të muskujve.

Duke u bazuar në rezultatet e këtij studimi, hulumtuesit deklaruan se personat e moshuar që kishin cekur peshkun si lloj ushqimi që konsumojnë ndiheshin të fortë në aspektin fizik dhe mendor, kurse ata që nuk e konsumonin ndiheshin të plogësht.

“Konsumimi i ushqimit të pasur me proteina rezulton pozitivisht në forcim mendor dhe fizik për të gjithë njerëzit, dhe jo vetëm për të moshuarit”, shtuan hulumtuesit.

Previous articleStudiuesit: Të kafshosh thonjtë është problem psikologjik
Next articleUji në mëngjes për shëndet më të mirë