Pilotët amerikanë të rrëzuar në Kuvajt mbanin një “kartë të burgosuri”, një mesazh mbijetese të qepur në xhaketat e tyre.
E shkruar në anglisht, arabisht, turqisht, persisht dhe kurdisht, aty shkruhej:
“Unë jam amerikan dhe nuk flas gjuhën tuaj. Nuk do t’ju dëmtoj. Ju lutem më jepni ushqim, ujë, strehim, veshmbathje dhe një mjek. Më ndihmoni të arrij forcat amerikane ose mike. Nëse u jepni emrin tim dhe këtë numër autoriteteve amerikane, do të shpërbleheni.”
