Home Kuriozitete Pique: Ronaldon e çmend Messi

Pique: Ronaldon e çmend Messi

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se Cristiano Ronaldo është i nxitur tej mase nga rivaliteti me Lionel Messi sa që çmendet për t’u përmirësuar sa më shumë.

Sulmuesi i Real Madridit ka përfunduar prapa Messit në dy edicionet e fundit të Topit të Artë dhe është jo që sipas Piques po e çmend Ronaldon që të përmirësohet edhe më shumë.

“Cristiano Ronaldo nuk ka ndryshuar që prej kohës kur kemi qenë bashk te Manchester Unitedi. Ai është i njëjti”.

“Ai është lojtar që gjithmonë e kam admiruar për shkak se ai është punëtor i madh që gjithmonë dëshiron më shumë dhe më shumë. Ai është vërtet ambicioz”.

“Për mua, ai është në top tre lojtarët më të mirë në botë dhe ai ende dëshiron të përmirësohet”.

“Unë besoj se rivaliteti i tij me Lionel Messin i ka ndihmuar që të shkojë tutje dhe të jetë edhe më i fortë”, ka deklaruar Pique/RadioRINIA/

Previous articleKeqpërdorimet nuk u raportuan në polici
Next articleEkskluzive: Dafina të sjellë videoklipin e “Time Out”