Home Uncategorized Policët shkelin rregullat e komunikacionit

Policët shkelin rregullat e komunikacionit

Policia e Kosovës si garantuese e respektimit të rregullave në komunikacion, shpesh ka probleme edhe me pjesëtarët e saj të cilët bëjnë shkelje ligjore.

Ajo që mund të shihni në këtë video është që shumë policë nga përtesa për të kaluar rrugën në zebra ku është e përcaktuar me ligj, dalin edhe në vende ku është e ndaluar. Me këtë rast, ata bëjnë kundërvajtje për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Tek stacioni numër 4 në ‘Lakrisht’, disa policë shihen duke kaluar rrugën nga stacioni, në anën tjetër në vendin ku nuk ka zebra, edhe pse semaforët dhe zebrat të cilat kalimtarët duhet të kalojnë rrugën i kanë jo me larg rreth 50 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë se në raste të tilla kur polici kalon rrugën në vend të gabuar, atëherë ai ka bërë kundërvajtje për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe nëse një gjë e tillë vërtetohet, atëherë ndaj secilit polic merren masat e duhura.

“Ajo është kundërvajtje, edhe normalisht që Policia merr masa në raste kur ka evidenca, dëshmi që dikush ka kryer kundërvajtje”, tha Sadriu për KosovaPress.

Ai tha ka raste kur merren masa disiplinore ndaj policëve, varësisht prej shkeljeve apo kundërvajtjeve që bëjnë.

“Ne i kemi njësitet e inspektimit të cilët vazhdimisht inspektojnë pjesëtarët e Policisë për respektim të punës, duke filluar prej rregullave në komunikacion, e gjitha rregullave tjera”, tha Sadriu.

Previous articleLibër i ri për Rita Orën!
Next articleHaziri i ofron përkrahje klubit të karatesë “Elita”