Home Uncategorized Policia e Kosovës me plan operativ për festën e fundvitit

Policia e Kosovës me plan operativ për festën e fundvitit

Kosovo albanians protest against the removal of the ethnic Albanian monument in southernPolicia e Kosovës për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2013”, për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit që të jenë më vigjilentë dhe të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, në këtë rast mjetet piroteknike dhe të njëjtat mos t’i lënë në duart e fëmijëve, kështu për të evituar rrezikun për veten dhe rrethin ku ata janë duke festuar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Policia kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë manifestimit të mos përdorin mjete të kundërligjshme siç janë armët e zjarrit, në të kundërtën njësitet policore do të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, në këtë rast të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, që të kushtojnë vëmendje të shtuar në komunikacion, të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike, ku ditëve të fundit po paraqiten mjegulla të cilat po reflektojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në trafik. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: ka kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen nga ana e qytetarëve për vitin 2014
Next articleKVRL: zgjodhi përfaqësuesit e rinjë