Home LAJME Policia kundër protestave në Prizren

Policia kundër protestave në Prizren

Komandanti i policisë për regjionin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi në një prononcim për Klan Kosovën u ka bërë thirrje partie politike, që të mos t’i politizojnë protestat dhe të kursejnë uniformën kaltër.

“Unë ju bëj thirrje partive politike që të mos t’i politizojnë protestat, me qëllim që të përfitojnë pikë politike. Mos e qitni policinë e Kosovës në një pozitë të vështirë”, ka thënë Krasnqi.

Kujtojmë se sot grupi ‘qytetarët aktiv për Prizrenin” ka protestuar para ‘Shtëpisë së Bardhë’ duke kërkuar dorëheqjen e të parit të qytetit të Prizrenit, Ramadan Mujës pasi ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Previous articlePërplasen deputetja e PDK-së dhe LDK-së: A dini me ia qëllu ndonjëherë?
Next articleSoni këngë për dashurinë e vjetër, Florin