Home Uncategorized Policia Rajonale garanton rend dhe siguri në ndrrimin e viteve !

Policia Rajonale garanton rend dhe siguri në ndrrimin e viteve !

Gjilan – Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për rritjen e gatishmërisë dhe marrjen e masave shtesë , për garantimin e rendit në ditët festive që paraprinë ndërrimin e viteve. 

Komandanti i Stacionit Policor në Rajonin e Gjilanit Remzi Azemi tha se konkretisht është bërë një plan operativ ku janë marrë masa për sigurinë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale me fishekzjarrë.

“Ka staf të mjaftueshëm për mbarëvajtje të mirë gjatë natës së vitit të ri. Kemi marrë masa në parandalimin e ngjarjeve aksidentale me mjete piroteknike”’ tha Azemi.

Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit sipas komandantit te saj Remzi Azemi nuk do të lejoj përdorimin e armëve , dhe në rast se do të takojnë të atillë që gjuajnë me armë zjarri në natën e vitit të ri sipas tij njësitet e Policisë do të merren me kryerësit e këtyre veprave penale.

“Kërkojmë shmangien e armëve , sepse leja për to në çështje festive është e ndaluar, dhe nëse hasim në persona që kanë dhe gjuajnë me armë pa leje , me këta individ do të merret policia” tha Azemi.

Policia Rajonale e Gjilanit , i ka uruar Gjilanasve vitin e ri , gjithmonë duke festuar në instanca të ligjeve në fuqi. Ata thonë se si Polici e Kosovës do të jenë të gatshëm t’ju ofrojnë qytetarëve jetë të mirë në aspektin e sigurisë së plotë. /Edona Jerliu/ /RadioRINIA/

Previous articleHaziri takon menagjmentin e Spitalit Regjional te Gjilanit
Next articleLiberalizimi i vizave, prioritet për të gjithë