Home Uncategorized Posedim i substancave Narkotike

Posedim i substancave Narkotike

Gjilan – Dheu i Bardhë – Njësiti i DHTN-se ne Gjilan për mes rrugëve operative ka pas informata të besushme  se i dyshuari F. H . 1983  posedon një sasi narkotike ne shtepin e tij, pas marrjes se këtij informacioni është njoftuar prokurori i shtetit  dhe i njëjti pas konsultimit me Kryetarin e Gjykatës-gjyqtari i procedurës paraprake  na ka urdhëruar që ta realizojmë bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Njësiti  policor ka shkuar  në kontroll në shtepin e të dyshuarit dhe në dhomën e tije  ka gjetur:

  • Mariuhan  me peshë të përgjithshme prej 41.1gram.
  • Heroin me peshë të përgjithshme 57.2 gram  e ndare ne 17 paketime dhe,
  • Kokain me peshë të përgjithshme prej 2.4 gram .

Nga njësiti DHTN është kofiskuar substanca narkotike dhe  në lidhje me ketë raste është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje në kohëzgjatje 48 orë.

Rasti është duke u hetuar. /RadioRINIA/

Previous articleArrestim i personave me Urdhëresë të Gjykates
Next articleUSAID: informon studentët e Universitetit mbi programin e bursave