Home LAJME Pranga shqiptarit, ishte pjesë e organizatës mafioze “Ndrangheta”

Pranga shqiptarit, ishte pjesë e organizatës mafioze “Ndrangheta”

Policia italiane ka arrestuar 33-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pjesë e organizatës mafioze “Ndrangheta”. Mësohet se Bledar Halili, i njohur edhe si “Engjëlli” është arrestuar në Kazerta. Vënia në pranga e Halilit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “New Bridge”, i zhvilluar në datën 11 shkurt 2014.

33-vjeçari shqiptar është vënë në pranga në një apartament ku fshihej. Kanë qenë pjesëtarët e Shërbimit Qendror Operativ të policisë dhe policia e Rexhio Kalabrias që e kanë arrestuar, pasi kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Ndaj Bledar Halilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe ishte një ndër pjesëtarët e grupit “Benevato”, i shkatërruar gjatë hetimeve të bëra ndaj Nick Tamburellos, italo-amerikanit të deportuar nga SHBA si pjesëtar i grupit mafioz “Gambino”, në Neë York.

Për policinë, 33-vjeçari Halili ishte një prej ndërlidhësve të grupi mafioz, që blinte në Amerikën e Jugut lëndën narkotike kokainë dhe që më pas transportohej në Itali.

Gjatë operacionit të koduar “Neë Bridge”, të zhvilluar nga policia italiane dhe FBI-ja, janë arrestuar 24 persona, 7 prej të cilëve në SHBA dhe 17 në Itali, për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.

Previous articleTuna vazhdon të kënaqet në Xhamajka
Next articleShqipëria i vendos sanksione Rusisë