Home LAJME Premtimi i radhës: 500 milionë euro investime, 50 mijë vende pune

Premtimi i radhës: 500 milionë euro investime, 50 mijë vende pune

500 milionë euro investime në bujqësi për 4 vitet e ardhshme dhe krijim të 50 mijë vendeve të reja të punës, ka premtuar për fermerët e vendit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se bujqësia dhe agrobiznesi do të jetë prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Thaçi tha se investimi prej 300 euro për hektarë toke nga Qeveria e Kosovës, është vetëm fillimi i rritjes së përgjegjësive, angazhimeve dhe zotimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Previous articleU shënua Epopeja e Dukagjinit, Basha qytetar nderi i Deçanit
Next articleAsgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale