Home LAJME Prizrenasit nisin marshin në kërkim të dorëheqjes së kryetarit të dënuar

Prizrenasit nisin marshin në kërkim të dorëheqjes së kryetarit të dënuar

Qindra qytetarë janë tubuar para sheshit “Shatërvan” në Prizren, për marshin që bashkë do të bëjnë deri te ndërtesa e Kuvendit Komunal, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të këtij qyteti Ramadan Muja.

Qytetarë të të gjitha moshave janë grumbulluar aty, në marshimin që ka nisur fiks në orën 12:00, siç ishte paralajmëruar.

“Ramdan ik”, “Dorëheqje” e parolla të tjera po thirren aty, njofton korrespodenti i  “Kohës Ditore” në Prizren, Fisnik Minci.

Muja është shpallur fajtor nga Gjykata, për shpërdorim të deetyrës zyrtare. Pas protestave që kanë nisur në Prizren, kryetari Muja ka pezulluar detyrën e kryetarit, për afat të pacaktuar. Kjo është cilësuar si e jashtëligjshme, meqë në ligjet e Kosovës pezullimi i detyrës së kryetarit nuk njihet si kategori ligjore.

 

S’u mjaftuan me pezullim të funksionit, duan dorëheqjen e Mujës (09:23)

Prizren, 19 mars – Pezullimi i postit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka mjaftuar për ata qytetarë dhe partitë opozitare, të cilat duan dorëheqjen e tij.

Ramadan Muja ditë më parë u dënua nga një gjykatë me dy vjet burgim me kush dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Pas përplasjeve gjatë dy ditëve të shkuara midis protestuesve dhe forcave policore, që siguronin objektin Kuvendit të Prizrenit, ku Muja i dënuar ushton funksionin, dje ai shpalli pezullimin deri në vendimin e gjykatës ndaj ankesës së tij kundër dënimit që iu bë. Ndërkohë u liruan edhe të gjithë të arrestuarit.

Por iniciatorët e protestët kundër Mujës së dënuar nuk u mjaftuan me këtë pezullim të postit, një zgjidhje e panjohur as me ligje, as me Kushtetutë. Ata duan dorëheqjen e Mujës. Për këtë qëllim për sot kanë thirrur një protestë gjithëpopullore.

Protesta mbahet në sheshin “Shatërvan”, në ora 12:00. Ajo organizohet nga shoqëria aktive “Për Prizrenin”, ndërkohë që është përkrahur edhe nga katër subjekte politike të opozitës.

Previous articleMancini: City do ta fitojë titullin
Next articleGjashtë raste me virusin AH1N1 në Gjilan