Gjilan – Pas raportimit në polici të një qytetari i cili kishte blere dy ampula me afat te skaduar në barnatoren ,,Bardha Pharm ”-Gjilan . Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Anti korrupsion-Gjilan, kanë njoftuar kryeinspektorin e AKPM-Prishtinë dhe në bashkëpunim me inspektoret e AKPM-(Agjensioni Kosovar për Produkte Medicionale) kanë kontrolluar dy barnatore .
Barnatorja ,, Bardha Pharm” – Gjilan pronar R. J, ku gjate kontrollit nga inspektoret e AKPM është konfiskuar një sasi e barnave ( 56 lloje) me afat të skaduar , pa banderola dhe barna me banderola te R. Serbisë dhe te Maqedonisë , gjithashtu barnatorja fare nuk posedon licencë për pune. Po në një Barnatore tjetër ,, Bardhi’ në Gjilan me pronar R. R , është konfiskuar një sasi e barnave pa banderola dhe e njëjta barnatore ka vepruar pa prezencën e farmacistit. Lokalet janë mbyllur me procesverbal te AKPM.
Prokurori kujdestar në PTH – Gjilan urdhëron ndaj pronarit të barnatores Bardha Pharm R. J i lindur 1974 masën e ndalimit policore për 48 ore .
Rastet janë duke u hetuar veç e veç. /RadioRINIA/