Screenshot
Screenshot

Programuesi 25-vjeçar nga Shkupi, Metin Ferati, ka zhvilluar një aplikacion inovativ që mundëson për herë të parë përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe fjalë për fjalë. Ndryshe nga aplikacionet ekzistuese që ofrojnë përkthim fjali për fjali, ky aplikacion sjell një qasje më të detajuar për lexuesit, duke përfshirë edhe funksionin “mushaf” për ta ruajtur faqen e fundit të lexuar. Aplikacioni është falas, pa reklama, funksionon edhe pa internet dhe tashmë ka mijëra shkarkime në iOS, ndërsa në Android është në fazë testimi.