Home LAJME Projekte konkrete mes Komunës së Prishtinës dhe shtetit gjerman

Projekte konkrete mes Komunës së Prishtinës dhe shtetit gjerman

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim zyrtaren për ndihmën ndaj Kosovës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Gjermani së bashku me Sekretaren e parë të Ambasadës gjermane në Kosovë, përfaqësuesit e GIZ-t, si dhe përfaqësuesit e KfË-së, për të diskutuar mbi prioritetet e Komunës së Prishtinës, problemet të cilat shqetësojnë për vite me radhë qytetarët e të cilat Komuna ka planifikuar t’i adresojë me projekte zhvillimore. Ky takim shënoi dhe kordinimin konkret mbi mënyrën e bashkëpunimit për realizimin e këtyre projekteve.

Konkretisht në takim u diskutuan detajet e asistencës së shtetit gjerman për Kosovën në tri vitet e ardhshme, me ç’rast Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, prezantoi me radhë prioritetet e përcaktuara nga Komuna Prishtinë të cilat do të mund të mbështeteshin nga institucionet Gjermane.

U diskutua me interes të veccantë për ndihmën e deritashme në sektorin e furnizimit me ujë dhe vazhdimin e kësaj ndihme. Gjithashtu në vëmendje të disktutimit ishte dhe ndihma për ngrohtoren e qytetit “Termokos”, si dhe për projektet në efiçencës e energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave.

Komuna e Prishtinës dhe përfaqësuesit e shtetit gjerman shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje konkrete me projekte të planifikuara qartë dhe efikasitet, me pjesëmarrjen edhe financiare të të dyja palëve.

Previous articleA ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit?
Next articleEmina akoma shijon borën