Home Uncategorized Projekti “Ura 2” për të riatdhesuarit kosovarë

Projekti “Ura 2” për të riatdhesuarit kosovarë

ura2_riatdhesimi6754Entit për Migracion dhe Refugjatë i Gjermanisë dhe Zyrës Franceze për Migracion dhe Refugjatë lansuan projektin “Ura 2” për t’i mbështet riintegrimin e të riatdhesuarve.

Riatdhesimi i personave të kthyer, mbetet njëri nga kushtet themelore të Kosovës për liberlazimin e vizave me Bashkimin Evropian. Prandaj, për të përmbushur këtë kriter, autoritetet gjermane dhe ato franceze kanë formuar një projekt me emrin “Ura 2”, që planifikon t’i mbështesin personat e riatdhesuar.

Projekti “Ura 2” që realizohet në Kosovë, ka filluar nga tetori i këtij viti, nëpërmjet Entit për Migracion dhe Refugjatë (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge – BAMF) dhe Zyrës Franceze për Migracion dhe Refugjatë (Office Français de l’Immigration et de l’Intégration – OFII).

Zyrtarisht “Ura 2” nisi sot nëpërmjet një ceremonie zyrtare që u mbajt në Prishtinë. Ceremonia e hapjes është bërë nga Udhëheqësi i Sektorit nga BAMF, Hartmut Sprung, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII, Carole Leleu si dhe përfaqësues të të dyja ambasadave.

‘Me këtë projekt të përbashkët duam që të riatdhesuarit në Kosovë t’i përkrahim me synim të caktuar që të integrohen në aspektin social dhe ekonomik në atdheun e tyre të ri dhe të vjetër dhe që ta ndërtojnë një jetë të re këtu”, tha Sprung, raportojnë mediet në Kosovë.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII-it, tha se fillimi i projektit të përbashkët do të kontribuojë që bashkëpunimi konstruktiv dhe i suksesshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve të thellohet.

Projekti “URA 2“ përkrah të kthyerit nga Gjermania dhe Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë përmes shërbimeve të këshillimit dhe shërbimeve tjera.

Në Qendrën për Kthim në Prishtinë, e cila do të përkrahet në kuadër të këtij projekti, të riatdhesuarit marrin ndër tjerash ndihma direkte për banim dhe mobilim, për trajtime mjekësore apo medikamente dhe u mundësohet pjesëmarrja në shkollime të vazhdueshme profesionale apo trajnime mbi themelimin e bizneseve.

Në kuadër të këtij projekti, enti francez do ta shfrytëzojë inftrastrukturën ekzistuese, që në kuadër të një pilot-projekti njëvjeçar t’i përkrah të kthyerit vullnetarë nga Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë.

Ndryshe, në janar 2013 Ministri Federal për Punë të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë dhe homologu i tij francez kanë nënshkruar një Deklaratë të qëllimit të bashkëpunimit në çështje të riintegrimit. Të dyja palët deklarojnë përmes kësaj dëshirën e tyre të përbashkët, që ta forcojnë bashkëpunimin në sferën e riintegrimmit. /albinfo/RadioRINIA/

Previous articleShqiptarët e Luginës më të diskriminuarit
Next articleE bukura e diasporës