Home SHOWBIZ Pse Mc Kresha dhe jo Stresi?

Pse Mc Kresha dhe jo Stresi?

132MC Kresha së shpejti do të publikojë videoklipin më të ri të këngës që mban titullin “Amsterdam”.

Kënga “Amsterdam” do të jetë kolona zanore e filmit me regji të Fatmir Koçit, “Amsterdam Express”. James Biberi, Blerim Destani, Natasha Goulden e Olta Gixhari janë disa nga aktorët që interpretojne në këtë film. Kënga është pjesë e albumit të Mc Kreshës, ndërsa tekstin e ka shkruar në bazë të njërit prej roleve protagonistë të filmit.

Për ata që nuk e dinë në këtë film do të interpretojë edhe Stresi i cili në një farë mënyre do të luajë vetveten. Ka rolin e një reperi rebel dhe lind pyetja pse kolona zanore nuk do të jetë nga Stresi? Duke ditur që Stresi është pjesë e Three Dots na mbetet të mendojmë se Mc Kresha është i përzgjedhuri i regjisorit duke i dhënë Stresit mundësinë të jetë totalisht aktor në këtë film.

Previous articleI dogji 280 mijë euro, shkak transferi në vend tjetër pune
Next articleGenta Ismaili me liber autobiografik