Skuadra kampione e Francës, Paris Saint-Germain, do të japë çdo gjë nga vetja që të transferojë gjatë afatit kalimtar të verës, mesfushorin francez të Juventusit, Paul Pogba, përcjell gazeta spanjolle “Sport”.
Pogba 21-vjeçar është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi e Manchester Unitedi, mirëpo Parisi mendon të mposhtë këtë konkurrencë, duke ofruar plot 70 milionë euro për reprezentuesin e Francës.
Pogba këtë edicion për Juventusin në 27 ndeshje në Serie A ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tetë herë.