Home Kuriozitete Qëndrojë në një këmbë 7 orë e 36 minuta për ta fituar...

Qëndrojë në një këmbë 7 orë e 36 minuta për ta fituar makninen BMW

Një autosallon në Kinë organizoi një ngjarje promovuse për të gjithë ata që donin një makinë të re. Ata duhet të qëndronin në një këmbë sa më gjatë në mënyrë që të bëhen fitues të një automobili BMW.

Kinezi Wu Deqi, është bërë pronari i një BMW-X1 të cilën nuk e pagoi me para jo por me shumë dhimbje trupore.

Në këtë ngjarje morën pjesë 140 pjesmarrës prej të cilëve vetëm 20 arriten në finale.

Me i durueshmi ishte Wu Deqi që qëndrojë 7 orë e 36 minuta.

Gjatë garës organizatori për tu bërë gara më ineresante, kërkoi nga garuesit që të qëndrojnë në maje të gishtërinjëve.

Për garuesit kjo garë ishte shume e mundimshme për shkak të dhimbjeve që i ndjenin në muskujtë e këmbës kështu që disa nga ata edhe u alivanosën.

Në fund pas shumë vështirësive që i kaluan, më së shumti në këmbë, e më pastaj edhe në gishta qëndrojë Wu Deqi dhe e fitojë veturën BMW.

Por koha që e arriti ky i ri është shumë larg nga rekordi i shënuar zyrtarisht në librin e Ginisit.

Këtë rekord e mban Suresh Joachim i cili ka qëndruar në këmbë 76 orë e 40 minuta.

Previous articleKosova nuk mund krahasohet me Krimenë
Next articleMinistria e Pushtetit Lokal: Ramadan Muja veproi jashtëligjshëm