Home Kuriozitete Qeni që kushton 2 milionë dollarë

Qeni që kushton 2 milionë dollarë

Një prej këtyre qenve tibetian për roje mendohet se është bërë më i shtrenjtë në botë, pas shitjes për 1.16 milionë funta.

Qeni tibetian për roje, me sa duket si gjiganti me lesh është disi ende një këlysh, siç shihet në foto në të majtë, është shitur në një ankand luksoz për kafshë në Kinën lindore, të cilin e ka blerë një 56-vjeçar për afër 12 milionë jeni, (rreth 2 milionë euro).

Qentë, me karakteristika të dallueshme prej luani, janë bërë simbol i statusit të super pasanikëve të vendit dhe thuhet se janë “kafshë me fat”, që sjellin shëndet dhe siguri.

“Ata kanë gjak të luanit dhe janë në top listën e qenve më të fuqishëm për roje”, tha dresuesi i këtij qeni në emisionin “Qianjiang Evening News”.

Në vitin 2011 një qen roje tibetian i quajtur “Big Splash” është shitur për 10 milionë jeni (apo 970.000 funta) për një baron qymyresh, dhe është menduar si qeni i shitur më së shtrenjti ndonjëherë.

Previous articleMerkuri, planeti i cili po zvogëlohet
Next articleGrabovcI: Ministrat i kemi vitalë; Beqiri: Nuk i ke këtu të të duartrokasin!