Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u votua propozim-vendimi për shpronësimin e disa pronave të AKP-së, me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik në Komunën e Podujevës.

Ky vendim do t’i hapë rrugë realizimit të disa projekteve të rëndësishme, si:
• krijimi i fushave sportive dhe rekreative në fshatrat Kërpimeh dhe Revuçë;
• zgjerimi i hapësirave për ambulancat e mjekësisë familjare në Bajçinë dhe Dumnicë të Poshtme;
• zgjerimi i hapësirave për banim social;
• sigurimi i objektit për nevojat e Ndërmarrjes Publike “Eko Llapi”.

Falënderoj Kryeministrin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë për mbështetjen dhe për hapjen e rrugës drejt realizimit të këtyre projekteve në shërbim të qytetarëve tanë.

*foto nga arkivi