Home LAJME Quni: Do inspektohet edhe Inspektorati i Policisë

Quni: Do inspektohet edhe Inspektorati i Policisë

Komisioni për punë të brendshme ka shqyrtuar raportin e Inspektoratit Policor të Kosovë (IPK) për vitin 2013, ku e kanë kritikuar atë se nuk është i mirë.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha që IPK me punën e keqe që ka bërë do të bëhet objekt i inspektimit. Ai tha se IPK nuk ka arritur që rastet e inspektimit t’i shqyrtojë në bazë të Ligjit, por ka bërë dallime ndaj atyre policëve që nuk kanë mbështetje partiake e politike.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se IPK do të duhej të jepte rekomandime për të gjitha ata policë që nuk e kanë kaluar vlerësimin nga AKI-ja.

Ndërsa, Fatmir Xhelili nga PDK tha se ndihet i gëzuar që ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe nevoja e thirrjes në raportim të drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për vrasjet që po ndodhin në Kosovë, me pretekst për këto të fundit në Pejë. /KP/

Previous articleThaçi e Dacic takohen më 31 mars
Next articleVlerësohet përkrahja e Greqisë