Skip to content
  • Sht. Nën 21st, 2026

  • KREU
  • LAJMI I FUNDIT
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
LAJMI I FUNDIT

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

ByRadio Llapi

Gus 9, 2026
Përparim Rama ka reaguar pas largimit të flamurit të Ukrainës nga objekti i një hoteli në qendër të kryeqytetit.

Ky veprim ka ardhur pas deklaratave të djeshme të presidentit ukrainas, Volidymyr Zelensky në Serbi, ku një një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Krytari i Komunës së Prishtinës, Rama ka thënë se shteti i Kosovës duhet të respektohet, duke ndarë edhe pamje nga largimi i mbishkrimit “Free Ukraine”.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok.”, ka shkruar Përparim Rama në “Facebook”.

Lëvizje te postimet

Mbi 1300 raste të dhunës në familje për gjashtë muaj, Mujku: Dënimet nuk mjaftojnë, nevojitet vetëdijesim
Parashikimi i motit për të hënën, 10.08.2026

By Radio Llapi

Related Post

LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i motit për të shtunën, 21.11.2026

Nën 20, 2026 Radio Llapi
LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i motit për të enjten, 19.11.2026

Nën 18, 2026 Radio Llapi
LAJMI I FUNDIT

Ngjarjet e ditës: 17 nëntor 2026

Nën 16, 2026 Radio Llapi
▶️ LIVE
Radio Llapi

Tjera

LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i motit për të shtunën, 21.11.2026

20 Nëntor, 2026 Radio Llapi
LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i motit për të enjten, 19.11.2026

18 Nëntor, 2026 Radio Llapi
LAJMI I FUNDIT

Ngjarjet e ditës: 17 nëntor 2026

16 Nëntor, 2026 Radio Llapi
LAJMI I FUNDIT

Rrymat ajrore me shpejtësi deri në 300 km/h: Sistemet e reja ciklonike sjellin rrebeshe lokale, stuhi të forta, dëme materiale dhe temperatura deri në 20°C

16 Nëntor, 2026 Radio Llapi

Proudly powered by WordPress | Theme: Newsup by Themeansar.